Gjykata e Apelit ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore të Ferizajt, duke lënë në fuqi dënimin me 17 vite burgim për Qëndrim Januzin, i cili akuzohej për vrasjen e G.H. në vitin 2022.
Vendimi i Apelit erdhi pas shqyrtimit të ankesave të ndryshme, përfshirë kërkesën e Prokurorisë për një dënim më të lartë dhe ankesën e mbrojtësve të të akuzuarit që kërkonin ndryshimin e akuzës për “vrasje nën tronditje të fortë mendore”.
Në vendimin e Apelit po ashtu theksohet se ankesat e palëve nuk ishin të bazuara.
Një reagim në lidhje me këtë e ka bërë vëllai i Qëndrimit, reperi Buta, në një shkrim të ndarë në Instagram.
“Zoti është i madh. Çkado që nuk të vran të bën më të fortë. Çdo plan i tij e ka një qëllim. Çdo sfidë e tij është provë. Çdo e keqe e ka një të mirë”, u shpreh artisti shqiptar.
I njëjti theksoi: “Çdo ditë që vjen është dhuratë. Çdo padrejtësi dikur ndëshkohet. Ndërhyrja e tij është providente. Prezenca e tij është hyjnore. Zoti është i madh”.
Qëndrimi kujtojmë që është prapa grilave nga maji i vitit 2022, andaj mund të konsiderohet se ka vuajtur 2 vjet nga dënimi i tij i plotë, pasi që llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim. /Telegrafi/
@telegrafi Sa vjet burg do t’i mbajë vëllai i Butës për vrasjen e Strellës? Ky është vendimi i gjykatës 🤔 #Telegrafi #Kosova #Buta #Ferizaj ♬ original sound – Telegrafi.com