Telegrafi

“17 vjet bashkë”, Yllka Kuqi shfaqet emocionuese në përvjetorin e njohjes me bashkëshortin (Foto)

Këngëtarja Yllka Kuqi shquhet si njëra ndër këngëtaret më me stil të skenës, teksa veçohet për mënyrën e të kënduarit ‘live’.

Ajo është shumë aktive në tregun muzikor me projekte të reja, gjersa nuk mungon edhe angazhimi i madh me koncerte, e ahengje muzikore të ndryshme.

Lexo po ashtu Yllka Kuqi e dashuruar marrëzisht pas bashkëshortit, e quan "dirigjent" të sajin (Foto)

E njëjta është mjaft e ndjekur edhe në rrjetet sociale, nga fansat e saj të shumtë.

Ajo preferon që shpesh të publikojë imazhe të ndryshme nga përditshmëria e saj, teksa jo rrallë herë ka prezantuar përmes rrjeteve sociale edhe personat e afërt që e rrethojnë.

Yllka Kuqi dhe bashkëshorti i saj Astrit Pallaska u njohën 17 vite më parë. Burimi i fotos: Instagram

Së fundmi, këngëtarja nga Gjakova ka publikuar një fotografi shumë të veçantë me bashkëshortin në llogarinë e saj personale në Instagram.

Sot (e shtunë) ata festojnë 17 vite së bashku, që nga koha kur ata u njohën për herë të parë.

“17 vjet bashkë”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografisë, ku shfaqet mjaft e buzëqeshur pranë bashkëshortit. /Telegrafi/