Këngëtarja Yllka Kuqi shquhet si njëra ndër këngëtaret më me stil të skenës, teksa veçohet për mënyrën e të kënduarit ‘live’.
Ajo është shumë aktive në tregun muzikor me projekte të reja, gjersa nuk mungon edhe angazhimi i madh me koncerte, e ahengje muzikore të ndryshme.
E njëjta është mjaft e ndjekur edhe në rrjetet sociale, nga fansat e saj të shumtë.
Ajo preferon që shpesh të publikojë imazhe të ndryshme nga përditshmëria e saj, teksa jo rrallë herë ka prezantuar përmes rrjeteve sociale edhe personat e afërt që e rrethojnë.
Së fundmi, këngëtarja nga Gjakova ka publikuar një fotografi shumë të veçantë me bashkëshortin në llogarinë e saj personale në Instagram.
Sot (e shtunë) ata festojnë 17 vite së bashku, që nga koha kur ata u njohën për herë të parë.
“17 vjet bashkë”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografisë, ku shfaqet mjaft e buzëqeshur pranë bashkëshortit. /Telegrafi/