Një shtatëmbëdhjetë vjeçare nga Gostivari ka shkaktuar zjarr në Institucionin ndëshkues-përmirësues “Burgu Shkup” pasi që nuk i është lejuar të hyjë për vizitë brenda burgut, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ajo dje rreth orës 18:30 ka filluar debat me të punësuarit në burg me ç’rast me një lëndë të lëngshme djegëse e ka spërkatur brendinë e rrethojës së burgut dhe ka shkaktuar zjarr, njofton AIM.
Nga zjarri është dëmtuar një dritare e pikës për paraqitje në burg.
Vajza është shoqëruar në stacionin policor në Çair dhe pas bisedës informative, është liruar. /Telegrafi/