Telegrafi

Një 17-vjeçar vdes në vendin e punës në Prizren

Një 17-vjeçar nga fshati Lubizhdë i Prizrenit ka humbur jetën në vendin e tij të punës në një fabrikë në Prizren.

Mësohet se makina e stiroporit i ka shkaktuar plagë vdekjeprurëse të miturit.

Rastin e ka konfirmuar  zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Hazir Berisha.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me hetimet për rrethanat e vdekjes së tij.

Nga janari i këtij viti, ky është personi i shtatë që ka humbur jetën në vendin e punës.

Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës, ka reaguar për vdekjen e të miturit Lubuzhda.

“Për mosrespektim të kodit të punës nga shteti tani, edhe fëmijët kanë filluar ta humbin jetën nga neglizhenca e Ministrisë së Punës”, thuhet në një njoftim të shkurtër të tyre./Telegrafi