Një 17-vjeçar nga fshati Lubizhdë i Prizrenit ka humbur jetën në vendin e tij të punës në një fabrikë në Prizren.
Mësohet se makina e stiroporit i ka shkaktuar plagë vdekjeprurëse të miturit.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Hazir Berisha.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me hetimet për rrethanat e vdekjes së tij.
Nga janari i këtij viti, ky është personi i shtatë që ka humbur jetën në vendin e punës.
Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës, ka reaguar për vdekjen e të miturit Lubuzhda.
“Për mosrespektim të kodit të punës nga shteti tani, edhe fëmijët kanë filluar ta humbin jetën nga neglizhenca e Ministrisë së Punës”, thuhet në një njoftim të shkurtër të tyre./Telegrafi