Telegrafi

17-vjeçari i vdekur tragjikisht, Denis Bakalli ishte futbollist i KF Gjakovës

KF Gjakova ka njoftuar me anë të një postimi se 17-vjeçari, Denis Bakalli, i cili vdiq tragjikisht gjatë ditës së sotme (e premte) ishte futbollist i ekipit të tyre.

Para mesnatës të së premtes, Denis Bakalli së bashku dy shokë të tij ishin ngjitur në një objekt banesor në ndërtim e sipër, ndërsa ka rënë nga kati i gjashtë i objektit tek hapësira për ashensor.

Policia ka konfirmuar se djaloshi kishte hipur për të konsumuar cigare, ndërsa aty gjeti vdekjen, pasi në orën 00:30 të mëngjesit u konfirmuar se ai nuk mundi t’i mbijetojë plagëve.

Lexo po ashtu Vdes 16-vjeçari në Gjakovë, ra në hapësirën e ashensorit

Djaloshi i vdekur tragjikisht tashmë, Denis Bakalli, ishte futbollist i klubit KF Gjakova, klub i cili doli me një njoftim pasi morën lajmin e kobshëm.

Sipas klubit gjakovar, Bakalli ishte djalosh shembull dhe futbollist shumë i talentuar, ndërsa sot pritej t’i bashkohej ekipit në ekspeditën e tyre disa-ditore në Durrës.

Postimi pa ndërhyrje i KF Gjakovës

Njoftim;

Njoftojmë të gjithë dashamirët e klubit dhe futbollistët e të gjitha gjeneratave se sot humbi jetën tragjikisht në moshën 17 vjeqare futbollisti ynë DENIS BAKALLI.

I cili ishte shembull për të tjerët si djalosh i diciplinuar por edhe futbollist shumë i talentuar i Kf.Gjakova.

Ne sot po e priseshim ardhjen e tij në Turneun qe po mbahet në Durrës  që tju bashkangjitej kolgeve të tij të klubit,

Por neve na erdhë lajmi i trishtimit për ndarjen e hershme të DENISIT ku tragjikisht humbi jetën dhe shprehim ngushllimet me te sinqerta familjes Bakalli për humbjen e djalit tyre dhe fitoren e sodit djelmoshat Gjakovar ja kushtuan pikërisht DENISIT i cili mbante nr. e fanelës 22 …

Ne si kryesi dhe staf dhe te gjitha grupmoshat e klubit ngushllojmë  familjen BAKALLI…

/Telegrafi/