Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën Elbasan-Peqin.
Policia bën me dije se 17-vjeçari J.GJ, duke drejtuar pa leje drejtimi automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar një person me biçikletë B. K., 73 vjeç, banues në fshatin Çengelaj, Peqin, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.
Nga vendi i ngjarjes behet me dije se drejtuesi i mjetit është përpjekur t’i japë ndihmën parë të aksidentuarit por pa ia arritur ta shpëtojë.
Shiferi është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. /Telegrafi/