Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të diele, ku një adoleshente shqiptare është vetë-helmuar me pesticide si pasojë e përndjekjes së vazhdueshme që i bënte një bashkëmoshatar.
Ngjarja ka ndodhur në Berat, ndërsa e reja është paraqitur në spitalin e qytetit për ndihmë mjekësore. Pas mësimit të shkakut të vetëhelmimit, policia ka ndërhyrë dhe ka bërë të mundur arrestimin e shtetasi me inicialet D.K, 17 vjeçar.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 05.05.2019, nga Specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: D.K, 17 vjeç, banues në Berat.
Arrestimi i tij u bë pasi, paraditen e sotme është paraqitur në Spitalin Rajonal Berat, për ndihmë mjekësore, e vet-helmuar me pesticide, shtetasja A.Ç, 17 vjeçe, banuese në Berat, e cila u dërgua për ndihmë të specializuar në QSUT.
Nga hetimet rezulton se shtetasi i mësipërm e ka përndjekur prej disa ditësh me mesazhe telefonike.
Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale “Përndjekja”, parashikuar nga neni 121/a të Kodit Penal.