Site icon Telegrafi

17-vjeçari Abdusattorov rrëzon nga froni Carlsenin, shpallet kampion bote në shah

Nodirbek Abdusattorov, 17 vjeçar është shpallur kampioni i botës në shah të shpejtë, duke e rrëzuar nga froni legjendarin Magnus Carlsen.

I riu uzbek bëri një surprizë të madhe në ditën e fundit të Kupës së Botës në Varshavë dhe mundi shahistin më të mirë në histori dhe më në fund fitoi titullin.

Abdusattorov regjistroi shtatë fitore, pesë barazime dhe një humbje në 13 ndeshje dhe u bë kampioni më i ri në histori, duke fituar një çmim prej 60,000 dollarësh.

 

Carlsen do të ketë mundësinë të hakmerret tashmë në turneun e ri, i cili nis sot në të njëjtin vend.

Pas versionit “të shpejtë”, në të cilin garuesit kanë 15 minuta plus 10 sekonda shtesë për lëvizje, sot nis Kampionati Botëror në shah “blitz”, në të cilin garuesit kanë 3 minuta kohë për të luajtur.

Carlsen mban titullin e botës në shah “blitz”./Telegrafi/

Exit mobile version