Site icon Telegrafi

17 të vdekur nga të ftohtit në Poloni dhe Itali

Evropa është përfshirë nga një valë të ftohti me temperatura polare që ka shkaktuar të paktën 17 të vdekur në Poloni dhe në Itali, ndërkohë që Stambolli është mbuluar me një shtresë bore.

Moska është përballur me temperaturat më të ulëta në 120 vitet e fundit që kanë arritur në -30°C, gjatë festës së Krishtlindjes ortodokese.

Dhjetë persona kanë vdekur nga i ftohti gjatë dy ditëve në Poloni, ku temperaturat kanë arritur në -20°C në disa zona, ndërsa 7 persona kanë vdekur në Itali nga i ftohti qe ka pershirë vendin që nga dita e premte.

Masat e ftohta të ajrit të ardhura nga vendet skandinave ne Evropën qendrore kanë shkaktuar të ftohtin e acartë me të cilin po përballen shumë vende, ditët e fundit. /atsh/

Exit mobile version