Telegrafi

17 të vdekur dhe 1,067 raste të reja me coronavirus në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se nga 7, 946 testime, 1,067 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 17 raste të vdekjes.

MSH njofton se sot janë shëruar 278 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 107.566.

Në total numri i rasteve aktive është 20.467. /Telegrafi/