Telegrafi

17 raste të dhunës familjare në Pollog në tremujorin e parë të këtij viti

Nga fillimi i këtij viti në rajonin e Pollogut janë regjistruar 17 vepra penale të dhunës në familje, 11 nga të cilat në Tetovë dhe gjashtë në Gostivar.

Në 11 raste janë konstatuar lëndime trupore, në pesë raste ka patur rrezikim të sigurisë, kurse në një rast ka patur privim të paligjshëm nga liria.

Nga këto raste të dhunës familjare janë të përfshirë 15 meshkuj, si dhunues, si edhe tre femra, si dhunuese.

Si arsye më e shpeshtë e kësaj dhune familjare përmendet shqetësimi shpirtëror, si edhe alkooli. /Telegrafi/