Site icon Telegrafi

17 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Foto: Arkiv

17 raste të reja të infektimit me coronavirus janë konfirmuar të enjten në Kosovë.

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 204 testime, ndërsa nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Janë shëruar 10 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.269.

Në total numri i rasteve aktive në nivel vendi është 74.

Në 24 orët e fundit, MSh njofton se janë dhënë 60 doza të vaksinës kundër COVID-19

Prej fillimit të vaksinimit janë administruar 1.830.068 doza të vaksinës.

823.509 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 103.047 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19./Telegrafi/

Exit mobile version