Telegrafi

Më 17 prill zgjedhje lokale në dy komuna në Maqedoni

Më 17 prill do të mbahen zgjedhje lokale për kryetar të Komunës së Mavrovës dhe Qendër Zhupës.

Aktvendimin për shpalljen e zgjedhjeve sot e nënshkroi edhe kreytari i Kuvendit, Talat Xhaferi.

“17 prilli 2022 (E diel), është dita e përcaktuar për mbajtjen e zgjedhjeve. Aktvendimin do e zbatojnë Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, Komisionet Komunale Zgjedhore dhe Këshillat Zgjedhorë a hyn në fuqi me ditën e botimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftimin e kabinetit të Xhaferi.

Kujtojmë se zgjedhjet lokale në këto dy komuna ishin të rregullta, po për shkak të mosplotësimit të pragut, zgjedhjet më 17 prill do të mbahen zgjedhjet e reja./Telegrafi/