Site icon Telegrafi

17 milionë euro investime në parkun e biznesit në Drenas

Me trembëdhjetë programe prodhimi, shtatëmbëdhjetë programe shërbimi si dhe gjashtë të tregtisë, do të merren bizneset e para në parkun e tyre. Këto biznese, në mesin e të cilëve edhe katër të huaja, do të krijojnë shumë vende pune, njoftoi ministri i Tregtisë e Industrisë Lutfi Zharku, duke theksuar se
bizneset kanë deklaruar investime në vlerë prej afro 17 milionë euro, si dhe krijimin e afro 800 vendeve të punës.

Edhe kryetari i Drenasit, Nexhat Demaku u shpreh i kënaqur me realizimin e këtij projekti.

“Është një projekt mjaft i rëndësishëm që po realizohet në mes të MTI dhe KK të Drenasit, që tregon më së miri përkushtimin institucional qoftë të nivelit qendror, e atij lokal për krijimin e kushteve për bizneset. Padyshim që ky projekt do të ndikojë jo vetëm në realizimin e të hyrave, por edhe të hapjes së vendeve të punës për të cilat kemi më së shumti nevojë”, ka thënë Demaku.

Ndërkaq, kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve Agim Shahini, u bëri thirrje edhe kuvendeve tjera komunale të ndërmarrin hapa të tillë për hapjen e parqeve të bizneseve. Ndryshe, ka ende hapësirë të lirë për vendosjen edhe të bizneseve tjera në Parkun e Drenasit. Çmimi i qirasë mujore është vetëm 15 centë për metër katror./rtklive/

Exit mobile version