Zbulohen kandidatët që kanë aplikuar për postin e kryeshefit të Kompanisë së Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”.
Pas shkarkimit të kryeshefit ekzekutiv të ujësjellësit të Prishtinës Gjelosh Vataj, 17 kandidatë do të intervistohen javën e ardhshme për këtë pozitë.
Ilir Abdullahu, Kujtim Xhelili, Irfan Fejzullahu, Arsim Mehmeti, Zijadin Lutolli, Bashkim Halabaku, Naim Krasniqi, Selim Lulaj, Osman Sylani, Ylber Zabergja, Bujar Sadiku, Bekim Jupa, Agron Haxhiu, Bekim Jakupi, Florent Hoxha, Bekim Lushaku dhe Mentor Balaj, janë 17 kandidatët të cilët do të intervistohen javën e ardhshme për pozitën e kryeshefit ekzekutiv të ujësjellësit “Prishtina”.
Emrat e pretendentëve për kryeshef të ujësjellësit janë konfirmuar për KALLXO.com nga anëtari i bordit të kësaj kompanie, Ilir Rexhepi.
Kallxo.com pati raportuar një muaj më parë për shkarkimin e ish-kreyshefit ekzekutiv të ujësjellësit rajonal “Prishtina”.
Sipas arsyetimit nga Bordi i Drejtorëve, shkarkimi i Gjelosh Vataj ishte bërë për shkak të shkeljeve të gjetura në raportin e Auditorit.
“Arsyetimi për shkarkimin e Gjelosh Vataj ishte bazuar në të gjeturat e specifikuara në raportet e auditimit të brendshëm mbi shkeljet etike ligjore në kontekst të legjislacionit të prokurorimit publik të pasqyruara në raportin e auditimit të brendshëm tek proceset e prokurorimit dhe furnizimeve, deklarimin dhe raportimin e pasaktë financiarë tek raporti i TM4 përkatësisht pasqyrave financiare”, thuhej në arsyetimin e dërguar për media nga bordi i drejtorëve të ujësjellësit rajonal i Prishtinës.
Gjelosh Vataj ishte shkarkuar nga Bordi i Drejtorëve të KUR “Prishtina” edhe më 17 gusht të vitit të kaluar, ku ishte kthyer përsëri në pozitën që kishte me 24 nëntor të vitit të kaluar. /Kallxo.com/Telegrafi/