Tashmë është zyrtarizuar se raundi i ri i bisedimeve Maqedoni-Greqi për çështjen e emrit do të mbahet në New York, me ndërmjetësimin e të dërguarit të OKB-së, Matthew Nimetz.
Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Punëve të Jashtme për agjencinë e lajmeve AIM, kurse takimi do të realizohet më 17 janar, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Raundi i fundit i bisedimeve, pas tre vitesh ndalesë, u mbajt në Bruksel më 11 dhe 12 dhjetor të vitit që lamë pas. Ende nuk ka një propozim konkret, por zv.kryeministri Bujar Osmani ka deklaruar se një të tillë do të ketë në fund të muajit janar./Telegrafi/