Në territorin e Qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar gjithsej 169 gjoba, nga të cilat 41 për tejkalimin e shpejtësisë së lejuar, 12 masa për vozitje pa patentë shoferi, 32 sanksione për kundërvajtje që i kryejnë drejtuesit e motoçikletave.
Janë shqiptuar pesë masa për përdorim të celularit, shtatë masa për automjete të paregjistruara, shtatë sanksione për kalim në sinjalizim të mbyllur (semafor të kuq), katër masa për mosdhënie kalimi për këmbësorë, pesë sanksione për shoferë fillestarë, njofton MPB-ja