Ministria e Punëve të Jashtme informon se në bashkëpunim me Sekretariatin e Përgjithshëm të Qeverisë dhe Ministrinë e Shëndetësisë, sonte është organizuar kthimi në vend i 169 shtetasve të Maqedonisë së Veriut nga Zagrebi.
Paraprakisht, në orët e pasdites ishte organizuar fluturim për 118 shtetas nga Valeta, Maltë.
“Riatdhesimi është organizuar me fluturime të transportuesit ajror Vi Er, i cili për këtë dy destinacione në thirrjen publike nga Qeveria e Republikë së Maqedonisë së Veriut, ofroi çmim më të ulët të biletave. Qytetarët janë të obliguar vetë t’i mbulojnë shpenzimet për transport, derisa karantina e detyrueshme 15 ditore që ishte njëra ndër kushtet për riatdhesimin e tyre, është në barrë të shtetit”, theksohet në kumtesën e MPJ-së.
Nga MPJ-ja, gjithashtu, informojnë se duke në parimet e solidaritetit dhe frymës së bashkëpunimit të mirë rajonal, në këto fluturime janë transportuar edhe nëntë shtetas të huaj, nga katër nga Kroacia dhe Mali i Zi dhe një nga Kosova.
Ministria e Punëve të Jashtme u shpreh falënderim autoriteteve kompetente në Shqipëri, Kroaci, Itali, Kosovë/NATO, Serbi, Bosnjë e Hercegovinë dhe Maltë për bashkëpunim gjatë lëshimit të lejeve për fluturim dhe mbështetje të plotë në këto rrethana të vështira.
Nga MPJ-ja theksojnë se vazhdojnë me përpjekjet për ndihmë gjatë kthimit në vend të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut të hasur pa qëndrim të rregulluar në vendet e huaja./Telegrafi/