Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (23.07.2023) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit.
Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 169 gjoba, nga të cilat 82 vozitje me shpejtësi mbi të lejuarën, 18 gjoba për vozitje pa patentë shofer, 25 sanksione për vozitje nën ndikimin e alkoolit.
“Gjashtë gjoba janë vendosur për kalim në sinjal të mbyllur (semafori i kuq), gjashtë sanksione për shofer fillestar”.
“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB Maqedoni.