Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 563 testime, 167 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 29 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.399.
Në total numri i rasteve aktive është 730.
Në 24 orët e fundit janë vaksinuar 25 persona.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.830.615 doza të vaksinës.
Deri më sot 823.746 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. /Telegrafi/