Partia Demokratike Shqiptare dhe lideri i saj Menduh Thaçi, në vazhdën e takimeve me strukturat partiake, të Shtunën qëndruan në Lagjen e Trimave në Kumanovë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Me këtë rast kryetari Thaçi para të pranishmive mes tjerash deklaroi: “Ju kisha apelu që kur të flasim me shqiptarët tjerë të cilët hezitojnë të na përkrahin, në momentin kur të bëjnë krahasime BDI apo PDSH, u thoni: jo nuk do të flasim në atë mënyrë, urdhëro të bisedojmë si shqiptarë si i kemi punët.”
Ai theksoi se kundërshtimet që i bëjnë BDI-së nuk bëhen për teke personale, por kundërshtimi vjen si rezultat i politikave nënshtruese, destruktive e tejet të dëmshme për gjithë shqiptarët kudo qofshin, në të gjitha vendbanimet shqiptare të këtij vendi të lëna pas dore e të harruara në tërësi./Telegrafi/