Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon në total numri i rasteve aktive është 166.
MSH njofton se numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.325, ndërkaq nga fillimi i pandemisë kanë vdekur 2,258 persona.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 6.975 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 170.098 doza të vaksinës.
Deri më sot 37.057 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. /Telegrafi/