Të premten në darkë në Tiranë, te Blloku, janë parë së bashku Dastid Pallaska, Mimoza Kusari dhe Ilir Deda.
Është përfolur gjatë kohëve të fundit formimi i një partie të re politike por edhe më tutje kjo nuk ka ndodhur.
Ekziston mundësia që ky të jetë takimi final i protagonistëve të subjektit të ri.
Nuk dihet nëse është edhe dikush tjetër pjesë e këtij projekti.
Ndërsa, Mimoza Kusari-Lila ditë më parë ka bërë të ditur për Telegrafin se në pjesën e dytë të tetorit do ta bëjnë publike partinë e re.