Telegrafi

164 raste të reja me coronavirus

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 570 testime, 164 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 49 qytetarë, ndërsa në total numri i rasteve aktive është 1,012.

Në 24 orët e fundit janë vaksinuar 14 persona.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.830.700 doza të vaksinës.

Deri më sot 823.767 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. /Telegrafi/