Site icon Telegrafi

164 gjoba në Shkup, 77 për tejkalim të shpejtësisë

Sektori për Punë të Brendshme-Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (07.08.2023) ka vazhduar me kontrolle të shtuara në trafik, kështu që vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 164 gjoba, nga të cilat 77 për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, 13 sanksione për drejtim mjeti pa patentë shoferi, katër masa për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave.

Sipas raportit të MPB-së anë shqiptuar dhe gjashtë masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, dy sanksione për kalim në semafor të kuq, katër sanksione për mosvënien e rripit të sigurimit, 11 sanksione për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit…

Sipas MPB-së kontrollet do të vazhdojnë edhe në ditët e ardhshme, andaj pelojnë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rritet siguria në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.

Exit mobile version