Telegrafi

Bashkimi mposht Sutjeskën

Bashkimi, i cili po kalon fazën parasezonale në Mal të Zi, e mposhti skuadrën e Sutjeskës në miqësoren e dytë.

Ndeshja përfundoi me rezultat 76-87 në favor të portokallezinjëve prizrenas.

Më të mirët te Bashkimi ishin përforcimet e ardhura si: Marko Popovic, Kayel Locke, Jordan Dickerson, ndërsa gjithashtu u dalluan edhe Qëndrim Biraj e Imer Tahiri.

Skuadra prizrenase nesër do të luaj me skuadrën e Ulqinit, derisa skuadrës pritet që t’i bashkohet edhe Kejuan Johnson.