Site icon Telegrafi

Lewandowski nuk e vazhdon kontratën me Bayernin?

Bayern Munich ka kërkuar që të rinovojnë kontratën me Robert Lewandowskin.

Por, sulmuesi polak nuk ka vendosur ende nëse do të rinovojë kontratën ma bavarezët, e cila mbaron në vitin 2019.

“Unë e kam thënë gjithmonë, ne do të gjejmë një zgjidhje. Ndihem mirë dhe kam një kontratë të gjatë. Për mua kjo nuk është një temë”, ka deklaruar Lewandowski.

Polaku kërkohet nga Real Madridi, ndërsa drejtuesi bavarezë kanë përcaktuar një pagë mbi 15 milionë euro në sezon. /Telegrafi/

Exit mobile version