Site icon Telegrafi

KSHZ-ja e Maqedonisë viziton Kroacinë

Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) i Maqedonisë e ka vizituar Kroacinë, ku e ka përcjellur procesin zgjedhor parlamentar të atjeshëm , përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas portalit SDK, një pjesë e tyre do të udhëtojnë për në SHBA, ku do t’i përcjelli zgjedhjet presidenciale. Megjithatë nga KSHZ-ja thonë për këtë portal se ende nuk dihet a do të udhëtohet për në SHBA, apo jo. Kjo varet nëse do të ketë zgjedhje në Maqedoni më 11 dhjetor, ose jo.

Për arsye private, anëtari i KSHZ-së nga radhët e OBRM-PDUKM-së nuk ka marrë pjesë në këtë vizitë në Kroaci. Vizita shërbem për përfitim përvoje në organizimin e zgjedhjeve./Telegrafi/

Exit mobile version