Nisma Rinore për të Drejtat e Njeriut në Kosovë (YIHR-KS), ka organizuar sot një aksion në sheshin “Skënderbeu” për të shënuar Ditën Kombëtare të Personave të Pagjetur.
Gjatë këtij aksioni nga aktivistë dhe qytetarë është krijuar në mënyrë simbolike me disa lule numri i 1620 personave të pagjetur që ende u mungojnë familjarëve.
“Institucionet e Kosovës janë përgjegjëse për përpjekjet e mangëta dhe sipërfaqësore ndaj çështjeve të ballafaqimit me të kaluarën e sidomos ndaj zbardhjes së fatit dhe vendodhjes së personave të pagjetur.
22 vite pas, ne ende jemi shumë larg paqes së qëndrueshme pasi e vërteta dhe drejtësia për të gjitha viktimat e të mbijetuarit/at e luftës së fundit në Kosovë nuk është vendosur në vend”, thuhej në njoftimin e YIHR. /Telegrafi/