Site icon Telegrafi

Gjendja e rrugëve në Maqedoni

Komunikacioni në Maqedoni zhvillohet në rrugë me korsi të lagështa, por pa pengesa. Magjistralja A-3, Resnjë – Manastir – Prilep është e mbyllur për komunikacion për shkak të rrokullisjes së gurëve që në orët vona të ditës së djeshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç bën të ditur Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM), komunikacioni është ridrejtuar nëpërmjet qytetit të Manastirit.

Njiherit, LAMM kërkon nga pjesëmarrësit në komunikacion që të jenë të vëmendshëm, të përshtatin shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore. Vëmendje e theksuar të ketë në komunikacionin që kalon gryka dhe male.

Shpeshtësia e komunikacionit jashtë qyteteve është e ulët, kurse në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga Maqedonia./Telegrafi/

Exit mobile version