Site icon Telegrafi

161 shoferë të sanksionuar në Shkup

Sektori i Punëve të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (23.02.2024) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 161 masa, nga të cilat 15 sanksione për drejtim me shpejtësi të kufizuar, tetë masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, 8 për përdorim të telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit, shtatë sanksione për kalim të ndaluar. sinjal – dritë e kuqe, katër për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta. /Telegrafi/

Exit mobile version