Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (14.06.2023) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit.
Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 161 gjoba, nga të cilat 24 për vozitje mbi shpejtësinë e lejuar, 10 për vozitje pa patentë shofer, pesë sanksione për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave.
“Gjashtë gjoba janë vendosur për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, dy sanksione për kalim në semafor të kuq, pesë sanksione për mospërdorim të rripit të sigurimit, gjashtë masa për automjete me defekte teknike dhe të paregjistruara”.
“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB Maqedoni.