Sektori i Punëve të Brendshme Shkup dje (24.07.2023) ka vazhduar me kontrollet në trafik, me çrrastë vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 161 masa, nga të cilat: 45 për tejkalim të shpejtësisë, tetë masa për drejtim mjeti pa patentë shoferi, 15 gjoba iu shqiptuan motoçiklistëve.
Sipas raportit të MPB-së janë shqiptuar dhe gjashtë masa për kalim në semafor të kuq, pesë sanksione për shofer fillestar.
Nga MPB-ja njoftojnë se kontrollet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, andaj apelojnë tek qytetarët që të respektojnë rregullat në mënyrë që të rrisin sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.