Site icon Telegrafi

1600 ankesa të bizneseve kundër Doganës

Presioni i autoriteteve shtetërore për mbushjen e buxhetit. Të hyrat sivjet më të larta, 732 milionë euro.

Doganat e Kosovës janë duke bërë çmos për të mbushur me çdo kusht buxhetin e Kosovës. Sipas të dhënave, Doganat kanë thyer rekord në grumbullimin e të hyrave. Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ka rritje në 732 milionë euro, që paraqet rritje prej 4% apo 30 milionë euro me shumë se vitin e kaluar.

Por, përfaqësues të komunitetit të biznesit shprehen të shqetësuar me mënyrën se si Doganat po i tatimon bizneset duke ju faturuar mallrat me paragjykime. Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Biznesit, (AKB), thotë se të hyrat në Dogana është e vërtetë që ka më shumë dhe kjo lë përshtypje se është duke u luftuar informaliteti.

Por, sipas Shahinit, presioni ndaj bizneseve është pa bazë ligjore dhe pa u respektuar metodat sipas kodit doganor. Shumë biznese po ankohen që Dogana e Kosovës po i rrit faturat gjatë importit me çmime, të cilat nuk janë reale. /Kosova Sot/Telegrafi/

Exit mobile version