Site icon Telegrafi

16 vjet shtet, Krasniqi homazhe në Prekaz: E përjetshme është Kosova jonë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi sot në 16-vjetorin e pavarësisë së Kosovës bëri homazhe te Komplekset Memoriale në Prekaz e Marinë, për të nderuar veprën heroike të Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij, si dhe të gjithë dëshmorëve që u flijuan për liri.

Krasniqi në një postim në Facebook shkruan se ditët e bardha që i gëzojmë tashmë një çerek-shekull, dhe Republika e Kosovës si shtet i pavarur e demokratik, kanë lindur mbi sakrificën e tyre dhe mijëra dëshmorëve e martirëve të tjerë, që dhanë jetën për atdhe.

“Mirënjohjen për veprën e tyre sublime, nuk mund ta shprehim ndryshe, përveç me përkushtim, angazhim e punë të mira për vendin. E përjetshme është lavdia për të gjithë të rënët për liri! E përjetshme është Kosova jonë!”, shkruan Krasniqi. /Telegrafi/

Exit mobile version