Site icon Telegrafi

16 vjet nga pranimi i Kosovës në Rotary International

4 nëntori shënon 16 vjetorin e pranimit të Kosovës në Rotary International, njëherit dhe njohjen e parë ndërkombëtare të Kosovës.

Pranimi i Kosovës në Rotary International, është bërë falë punës së palodhshme të miqëve Rotarian dhe Jo-Rotarian nga SHBA, Evropa dhe nga mbarë bota.

Neshad Asllani nga Rorary Club Peja, ka thënë se flaë tyre shërbimi Rotary, volunterizmi dhe kontributi për të tjerët, janë instaluar edhe në vendin tonë.

“Në këtë ditë të rëndësishme për vendin tonë, të përkujtojmë se ne jemi pjesë e rëndësishme e Rotary International dhe në Kosovë përfaqësojmë shërbimin dhe vlerat Rotary!

Me këtë rast, dua të falënderoj Rotarianët Kosovarë dhe ndërkombëtarë të cilët kontribuan për pranimin e Kosovës në Rotary dhe të cilëve ju drejtohet emaili për vendimin e Bordit të Rotary International për pranimin e Kosovës në Rotary International. Në mesin e tyre vlen të veçojmë:

– Znj. Laurie Linxweiler, Rotary International, One Rotary Center, Evanston, Illinois, SHBA

– PP David Gotaas (tani i ndjerë), RC Winnetka Northfield, Illinois, SHBA

– PP Haki Dervishi – Indio Sunrise Rotary Club, California, SHBA

– PDG Kalcho Hinov, Guvernator i Distriktit 2480, Bullgari

– PP Radojica Dakic, Kryetar i RC Podgorica, Mali i Zi”, tha ai.

Asllani u shpreh se tani ndodhemi para një momenti historik, për themelimin e Distriktit Rotary Kosovë dhe Shqipëri, për këtë kemi edhe bekimin ndërkombëtar nga vet Presidenti i Rotary International Shekhar Mehta.

“Kjo është një mundësi e jashtëzakonshme për kombin tonë dhe për ne, Rotarianët Shqiptarë. Me themelimin e Distriktit, ne, Rotarianët Shqiptarë fitojmë zërin tonë të përfaqësimit në nivelet më të larta të Rotary International.  Miq Rotarianë, zotimi i të gjitha Klubeve Rotary në Shqipëri dhe Kosovë, për themelimin e Distriktit ekziston! Ky është momenti ynë! Të bashkuar do ta bëjmë të pamundurën të mundur”, ka thënë Asllani. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version