Në Betejën e Llapushnikut të zhvilluar me 8, 9 dhe 10 maj të vitit 1998 ranë 47 dëshmorë dhe 54 martirë, ndërsa kjo ishte njëra ndër betejat më të lavdishme të UÇK-së.
Njësitet që i zhvilluan me heroizëm të pashoq luftimet në këtë betejë, ishin formacionet pëllumbi, çeliku dhe lumi.
Lufta që është bërë në Betejën e Grykës së Llapushnikut për të kontrolluar këtë zonë, ka qenë më e rëndësishmja për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, ku e bënte të pakalueshëm forcat serbe në atë pjesë.
Vitin e kaluar, në 15 vjetorin e kësaj beteje, Kuvendi i Kosovës kishte mbajtur një seancë plenare, ku nga liderët e institucioneve të vendit dhe deputetët ishte vlerësuar si një nga betejat më të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ajo seancë ishte thirrur nga deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Fadil Demaku me disa deputet të tjerë nënshkrues të kërkesës.
Ndërsa, sivjet një seancë e tillë nuk do të ketë rast të mbahet, pasi që para disa ditësh është shpërbërë Kuvendi i Kosovës, duke shkuar kështu në zgjedhje të parakohshme që do ta mbahen me 8 qershor. /Telegrafi/