Site icon Telegrafi

16 vjet burg për shtetasin serb nga Gjykata Themelore në Ohër

Gjykata Themelore në Ohër, sot vendosi të dënojë me 16 vjet burg shtetasin serb B.U (29) nga Kraljeva, për vrasjen e 27 vjeçarit Dimitar Matiloski, në qendër të qytetit të Ohrit, gjatë natës së Vitit të Ri 2016, përcjell Telegrafi Maqedoni.

I akuzuari, në vetëm një seancë dëgjimore pranoi fajin dhe ndjeu keqardhje për pasojat e veprimeve të tij.
Nga ana e të familjes Matiloski, paralajmëruan se do të kërkojnë edhe dëmshpërblim, në vlerë prej 10 milionë denarë./Telegrafi/

Exit mobile version