Një 20-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane dhe tre bashkëpunëtorët e tij u shpallën në kërkim, pasi akuzohen për vjedhje.
Sipas autoriteteve janë dokumentuar se personat në 15 ditë kanë kryer 16 vjedhje, nga 20 janari deri në 4 shkurt. Vlera e sendeve të vjedhura kap shifrën e 100 mijë eurove.
Banda funksiononte në zonën e Bergamos dhe vjedhjet bëheshin zakonisht në të njëjtën kohe, veçanërisht në orët e vona të pasdites.
Kriminelët shpesh ngjiteshin në çati dhe me ndihmën e disa mjeteve hynin brenda në shtëpi.
Hetimet për bandën e hajdutëve vazhdojnë ende. /Ora News/