Telegrafi

16 vjeçarja varroset e gjallë – pas një dite ulërinte nga varri! (Video)

Neysi Perez ishte gjetur në dysheme pa ndjenja dhe nuk ka dhënë shenja jete. Pasi mjekët e kanë shpallur të vdekur, familjarët e kanë kryer ceremoninë e varrimit.

Mirëpo, nga varri janë dëgjuar “britma dhe goditje”, andaj ata e kanë thyer pjesën nga betoni për të nxjerrë.

Në xhamin sipër fytyrës së saj, janë parë shenja të gishtave, derisa pjesët e pasme të duarve të saj kanë qenë të gjakosura shkaku i goditjeve, transmeton Telegrafi.

Pasi e kanë nxjerrë dhe e kanë dërguar në spital, ajo ka rezultuar e vdekur.

Të tronditur nga rasti, familjarët është dashur ta varrosin sërish.

Mësohet se 16-vjeçarja që ishte në muajin e tretë të shtatzënësisë, e se kishte pësuar vetëm një sulm që e ka lënë pa ndjenja. /Telegrafi/