Sulmuesi i talentuar 16-vjeçar, Ansu Fati ka gjetur golin e parë me fanellën e Barcelonës në ndeshje ndaj Osasunas.
Barcelona ka arritur ta barazojë rezultat në 1-1 në ndeshjen ndaj Osasunas e vlefshme për javën e tretë në La Liga.
Goli i barazimit erdhi në minutën e 51-të të ndeshjes.
ANSU FATIIIIIII 16 YEARS OF AGE. SIXTEEN !!!!!! 1-1
🔵🔴 #OsasunaBarça pic.twitter.com/vdbP8BM48z
— FC Barcelona (@FCBarcelona) August 31, 2019
Ky gol u shënua nga talenti i madh 16-vjeçar, Ansu Fati, i cili shënoi me kokë.
Ansu Fati hyri në lojë vetëm në minutën e 46-të në vend të Nelson Semedos.
Festa e 16-vjeçarit ishte e veçantë, pasi filloi të qaj duke mos iu besuar se shënoi. /Telegrafi/