Site icon Telegrafi

16 të vdekur nga përmbytjet në Irak

Së paku 16 persona kanë humbur jetën në përmbytjet që gjatë dy ditëve të fundit përfshinë rajonin lindor të Irakut.

Zëdhënësi i Ministrisë irakiane të Shëndetësisë, Seyf al-Bedr, njoftoi se ekipet e shpëtimit gjetën kufomat e gjashtë personave të vdekur në provincën Wasit.

Ai po ashtu tha se pesë persona dje e humbën jetën gjatë përmbytjeve në provincën Salahaddin, dy në provincën Dhi Qar dhe nga një person në Basra, Maysan dhe Wasit, shkruan AA.

Meteorologët paralajmërojnë se moti i stuhishëm dhe reshjet e dendura të shiut në lindje të Irakut do të vazhdojnë edhe sot.

Kryeministri irakian, Adil Abdulmehdi, porositi se kabineti i tij me vëmendje është duke ndjekur situatën dhe se shërbimet kompetente në terren do të ndihmojnë banorët e rrezikuar të qyteteve të përmbytura. /Telegrafi/

Exit mobile version