Një aksident tjetër ka ndodhur sot në Turqi ku humbën jetën 16 persona derisa 29 të tjerë pësuan lëndime.
Aksidenti në Derik të qytetit Mardin ndodhi kur një kamion u përplas me këmbësorët, transmeton Telegrafi.
Një aksident me tre automjete kishte ndodhur në të njëjtin vend pak më parë dhe reaguesit e urgjencës ishin tashmë në vendngjarje kur kamioni u përplas me turmën.
Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca deklaroi se tetë prej 29 të lënduarve janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Një aksident tjetër ndodhi të shtunën në mëngjes në afërsi të qytetit jugor të Gaziantepit, të Turqisë ku humbën jetën 16 persona dhe 22 u lënduan.
Sa i përket aksidentit në Mardin, pamjet të shpërndara gjerësisht në rrjetet sociale tregojnë kamionin që përplas pa kontroll njerëzit. /Telegrafi/
BREAKING: Truck slams into crowd in Derik, Turkey. Dozens of casualties reported. pic.twitter.com/Mi7peYsMas
— Faytuks News Δ (@Faytuks) August 20, 2022