Site icon Telegrafi

16 raste të reja me COVID-19 për 24 orë

Foto: Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se nga 198 testime, 16 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Tutje sipas njoftimit, gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 50 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.830.149 doza të vaksinës.

Deri më sot 823.550 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 103.070 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.282.

Në total numri i rasteve aktive është 101. /Telegrafi/ 

Exit mobile version