Telegrafi

16 kilogramë muskuj në gjysmë viti është pothuajse e pamundur – përveç nëse jeni Conor McGregor

Conor McGregor u lëndua në korrik në një ndeshje kundër Dustin Poirierit. Disa parashikuan fundin e karrierës së tij, por irlandezi deklaroi së fundmi se peshonte 86 kilogramë, ndërsa pesha luftarake për ndeshjen me Poirierin ishte 70 kilogramë

Në një intervistë për AS spanjolle, ai njoftoi se kjo ishte për shkak të gjashtë vakteve të planifikuara me kujdes në ditë dhe peshave të lira.

Ushtrimet ishin të fokusuara në hipertrofinë (rritja e muskujve), dhe kjo është hera e parë në karrierën e tij MMA që ai ndryshon ndjeshëm peshën, transmeton Telegrafi.

Një fillestar tipik mund të fitojë masë të konsiderueshme muskulore me stërvitjen dhe ushqimin e duhur, por Connor nuk është një fillestar tipik, ai ka qenë fizikisht aktiv për dekada.

Duhet të kemi parasysh se mosha biologjike, përvoja, gjenetika, programi stërvitor, ushqimi janë gjithashtu të rëndësishme për ndërtimin e muskujve, por McGregor është një nga sportistët më të pasur në botë falë investimeve të tij në biznes dhe jemi të sigurt që ka ekspertë të lartë.

Në mesin e “njohësve” të internetit ka teori që ai ka përdorur steroide, por UFC-ja mund ta mbyllë karrierën e tij me një test të vetëm, ndaj dyshojmë në këtë teori.

Ai është pa dyshim shumë i motivuar për t’u rikthyer në ring, por tashmë ka njoftuar se ky do të jetë rikthimi më i madh në historinë e sportit dhe ne jemi sinqerisht të interesuar se si do të zhvillohet më tej legjenda e irlandezit Conor McGregor.

Nëse dëshironi të njëjtën gjë si Conor, duhet të jeni realistë me qëllimet tuaja dhe sistemin e arritjes së qëllimeve. Duhet durim dhe punë e vështirë, veçanërisht nëse arritja në formë nuk është pjesë përbërëse e punës suaj.

Përparimi do të vijë, qëndrueshmëria është e rëndësishme dhe krahasimi me njerëz të famshëm që kanë një ekip të lartë ekspertësh nuk do t’ju ndihmojë aspak. Por nëse mund t’ju motivojë sikurse ne jemi të motivuar nga montazhet e trajnimit nga Rocky dhe Creed – thjesht vetëm përpara. /Telegrafi/