Telegrafi

Më 16 dhjetor Pendarovski do ta mbajë fjalimin vjetor në Kuvend

Presidenti Stevo Pendarovski, më 16 dhjetor do të mbajë fjalim para deputetëve të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.

Ky do të jetë fjalimi i dytë vjetor në Kuvend pasi e mori funksionin në maj të 2019, ndërsa të parin e mbajti para përbërjes së re kuvendare.

Sipas nenit 85 të Kushtetutës, presidenti i republikës e njofton Kuvendin për çështje të detyrës së tij, së paku një herë në vit.

Kuvendi mund të kërkojë mendim nga presidenti për çështje që janë nën kompetencë të tij./Telegrafi/