Presidenti Stevo Pendarovski, më 16 dhjetor do të mbajë fjalim para deputetëve të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.
Ky do të jetë fjalimi i dytë vjetor në Kuvend pasi e mori funksionin në maj të 2019, ndërsa të parin e mbajti para përbërjes së re kuvendare.
Sipas nenit 85 të Kushtetutës, presidenti i republikës e njofton Kuvendin për çështje të detyrës së tij, së paku një herë në vit.
Kuvendi mund të kërkojë mendim nga presidenti për çështje që janë nën kompetencë të tij./Telegrafi/