Policia rrugore përgjatë ditës së djeshme në rajonin e Shkupit, ka kryer hetim mbi 16 aksidente komunikacioni, në 8 prej tyre 10 persona kanë marrë lëndime të lehta, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Siç njoftojnë nga Sektori për Punë të Brendshme në Shkup, gjatë ditës së djeshme janë dënur një numër më i madh i qytetarëve. Janë dënuar 13 drejtues të cilët kanë tejkaluar shpejtësinë, 2 persona kanë drejtuar makinën nën ndikimn e alkoolit dhe 22 persona kanë drejtuar makinat pa patent shoferi.
Në kuadër të projektit “T’i mbrojmë fëmijët në komunikacion” sot departamenti për parandalim pranë SPB-së në Shkup do të oraganizojë ligjeratë edukative me nxënësit e shkollës fillore “Ljuben Llape”./Telegrafi/